Avenir Peka për djalin 11 vjeçar që iu aksidentua për vdekje :”Më iku drita e syve .U prehsh në paqe shoku im”

Pas aksidentit të mbrëmshëm në Tiranë ku mbeti i vdekur djali i ish-zëvendës minsitrit të Brendshëm Avenir Peka, policia ka arrestuar Uarda Çotën.Sipas policisë, 29 vjecarja ka qenë duke drejtuar në gjendje të dehur makinën tip Benz e me nje shpejtesi 160 km ne ore e për pasojë ka përplasur mjetin tjetër ku udhëtonte familja e ish-zv ministrit duke shkaktuar edhe vdekjen e 11 vjeçarit.

Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 20 00 në dalje të Unazës së Re te kryqëzimi me rrugën ” Medar Shtylla” afer kopshtit botanik ne Tirane.

29 vjeçarja mësohet se ka qenë me shpejtësi shume te madhe dhe ka qëlluar nga pas makinën që drejtohej nga Enkeleda Peka së bashku me tre fëmijë të mitur.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur edhe djali tjetër i ish-zëvendës ministrit 8 vjecari I.Peka.Ndërsa fëmija tjetër me iniciale A.Bylykbashi dhe Enkeleda Peka nuk kanë pësuar dëmtime.

Ndërkohë babai i djalit 11 vjeçar që gjeti vdekjen ,Avenir Peka, përmes një postimi në facebook shkruan se: Me iku drita e syve. U prehsh ne paqe shoku im".

SHKARKO APP