“Aviacioni civil”, Balluku: Numri i fluturimeve në rritje edhe gjatë 2024
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës dhe njëherësh zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku foli për projektligjin që ka të bëjë me aviacioni civil, gjatë seancës plenare në Kuvend.
Balluku gjithashtu u ndal edhe në disa projekte të rëndësishme që përfshijnë aeroportin e Vlorës, si edhe atë të Gjirokastrës. Më tej shtoi se aeroporti i Vlorës, do të jetë më i madhi në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Projektligji që ka të bëjë me aviacioni civil, ia njoh ecurinë që ka pasur nga 2013 dhe deri më sot. Arritjet janë të shprehura me shifra. Numri i fluturimeve gjatë 2024 parashikohet me rritje me 10 %. Ndërsa në vitin 2023 trafiku ajror shfaqi rritje, duke e renditur Shqipërinë për herë të parë, të parën për trafikun ajror, kjo si pasojë e shtimit të kompanive ajrore. Për vitin 2024 parashikimi tregon një rritje të fluturimeve terminale. Sa i takon trafikut terminal rritja është padyshim më e madhe arrin 33 % krahasuar me 2023. Po punojmë me ritme të shtuara, për të nisjen operimeve në aeroportin e Vlorës. Të gjitha këto arritje nuk kanë rënë nga qielli dhe asgjë e mirë nuk vjen nëse nuk punohet. Shumë shpejt do të nisim procedurat për garën ndërkombëtare të aeroportit të Gjirokastrës. Të gjitha këto kanë nxjerrë nevojën për rritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore. Për këtë qëllim kemi vendosur të themelojmë Akademinë Ajrore me qëllim rritjen e burimeve njerëzore”, shtoi më tej Balluku.