Avioni merr flakë në ajër, por fatmirësisht 241 pasagjerët shpëtuan
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=-FlXCwmtPSw” width=”560″ height=”315″]
Aeroplani i linjës ajrore të Singaporit ka bërë ulje emergjente pasi mori flakë sa ishte në ajër. Aeroplani detyrohej të ulej në aeroportin Changi dy orë pas nisjes, e kjo për shkak të një gabimi teknik.
Aeroplani i tipit Boeing 777-300ER ishte nisur për në qytetin e Milanos në Itali, mirëpo u detyrua të kthehet në aeroportin Changi bashkë me 222 pasagjerë dhe 19 pjesëtarë të ekuipazhit. Thuhet se asnjë person nuk është lënduar, pasi evakuimi arriti të bëhej me kohë.
Me fat pasagjerët e këtij avioni që shpëtuan, ndersa ai digjej ne ajer ne krahet e tij.
Pamjet janë publikuar nga pasagjeri, Lee Bee Yee, 43 vjeçar, në faqen e tij të Facebook, i cili ka shkruar “Sapo i shpëtova vdekjes”, shkruan DailyMail. Pasagjerët ishin të detyruar të qëndronin brenda aeroplanit përderisa digjej për 5 minuta, derisa ekipet e shpëtimit shkuan në vendin e ngjarjes
KOHA JONË SONDAZH

