Avion rus i rrëzuar nga ISIS?

 

Në mesin e 224 personave që ndodheshin në bordin e avionit rus që u rrëzua në Sinaj, janë edhe 17 fëmijë.Kështu raportojnë mediat ndërkombëtare për tragjedinë që ndodhi mëngjesin e sotëm, teksa avioni i kompanisë “Kogalimaja” u ngrit nga Sharm el Sheik. Hetuesit kanë nisur hetimet, ndërsa deri më tani janë ngritur tre hipoteza.

Së pari mendohet se avaria me natyrë teknike mund të jetë një prej shkaqeve. Së dyti hetuesit dyshojnë se moti i keq mund të ketë shkaktuar rënien e avionit, edhe pse Airbus është mjaft rezistent ndaj kohës së keqe.

Së treti nuk përjashtohet mundësia e ndonjë sulmi terrorist. Sinaj është një nga vatrat e ISIS. Duke u nisur nga sulmet e fundit ruse mbi objektivat e ISIS, ka dyshime që kemi të bëjmë me ndonjë sulm terrorist.Autoritetet thonë se janë dëgjuar britma para rrëzimit, duke ngjallur kështu dyshime se avioni mund të jetë goditur./

SHKARKO APP