Avioni del nga pista në Kanada, 25 pasagjerë në spital

Avioni i linjës Air Canada ka dalë nga pista ndërsa ulej në aeroportin Halifax. Numri i pasagjërëve që po udhëtonin është 132 dhe 25 prej tyre u dërguan në spital për dëmtime të lehta.

 

Konfirmohet që 18 pasagjerë nga 25 që janë lënduar kanë dalë nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore. Mendohet se avioni ka goditur një shtyllë të energjisë elektrike pasi gjatë luhatjeve të ulje-ngritjeve të tij janë parë shkëndija elektrike. Avioni AC 624 po fluturonte nga Toronto drejt Kanadasë ku ka mbërritur pak pas mesnate, në orën 04:00.

Bordi i Transportit të Sigurisë në Kanada ka postuar fotot e avionit nga ku duket se është dëmtuar njëri krah i avionit dhe pjesa e përparme e tij.

SHKARKO APP