Avioni i Rita Orës nuk lejohet të ulet në Rinas
“Një skandal i ri”- kështu e cilësoi ish kryeministri Berisha refuzimin e Aeroportit të Rinasit për të lejuar uljen në pistë të avionit të këngëtares së famshme me origjininë shqiptare Rita Ora.
Berisha shkruan se “ne kete vend, te cilin qeveria e ka shnderruar ne nje protektorat krimi, ndodh si ne asnje vend tjeter ne bote qe te mos pranohet ulja e avionit te Rita Ores, kengetares se famshme dhe ambasadores brillante te kombit shqiptar ne mbare boten, ne nje kohe me kushte meterologjike ideale, trafik ajror zero. Kjo deshmon se ky aeroport, qe vetem nje jave me pare u pushtua per kohe te tere nga terroriste te eurove eshte nje shpartalline e vertet”.
Sipas ish kryeministrit: “Refuzimi i uljes se avionit te Rita Ores, kengetares shqiptare me fame boterore, qe do te vinte te bashkohej me Chris Brown ne nje koncert ne Durres eshte nje deshmi e shemtuar e mosfunksionimit te shtetit, institucioneve te tij pergjegjese per fluturimet ne aeroportin e vetem civil te vendit”.
KOHA JONË SONDAZH

