Avioni ishte nisur nga Serbia dhe rrëzohet në Greqi, dyshohet se kishte 12 tonë municione. 8 viktima
Një avion mallrash ukrainas që po fluturonte nga Serbia dhe kishte destinacion Jordaninë, është rrëzuar pranë qytetit të Kavala në Greqinë veriore në mbrëmjen e së shtunës. Sipas mediave greke dyshohet se kishte ngarkesë me rreth 12 tonë municione.
Ende mbetet e paqartë sesa persona kishte në bord dhe nëse ka të mbijetuar. Mediat greke thonë se në bordin e avionit, mund të kenë qenë 8 persona të cilët kanë vdekur.
14 anëtarë do të hetojnë zonën ku ndodhi aksidenti. Askush nuk i afrohet zonës ku është rrëzuar avioni pasi është bllokuar në një rreze prej të paktën 500 metrash. Shërbimi Zjarrfikës raporton se rreth avionit ka një ngarkesë të lartë elektrike. Pas përplasjes së avionit, kishte shpërthime të vazhdueshme për rreth 60-90 minuta.