Avokat i çështjeve të forta/ 60-vjeçari: Është hera e tretë që më vënë tritol, duan të prishin biznesin

Mëngjesin e kësaj të mërkure, një shpërthim me tritol u regjistrua në rrugën “Siri Kodra” në kryeqytet. 60-vjeçari Remzi Ponari, që është pronar i banesës, thotë se është hera e tretë që prona e tij sulmohet në këtë mënyrë.

Ai hedh poshtë dyshimet se ngjarja ka ndodhur si shkak i konflikteve me qiramarrësin. Ponari thekson se qëllimi i autorëve mund të jetë prishja e biznesit, ndërsa thotë se ngjarjen do ta ndjekë nga afër kur të kthehet në vend. Ai ka qenë avokat i caktuar nga shteti në disa çështje të forta në Shqipëri.

”Unë në pronën e kam timen e kam me dokumente të plota. Katin përdhe e kam dhënë me qira një biznesi përpunim xhami. Marrëdhëniet me qiramarrësin i kam më se normale. Është siç mora vesh, hera e tretë që hedhin lëndë plasëse. Mendoj se kanë qëllim prishjen e biznesit sepse nuk gjej shkaqe të tjera. Mendoj se organet e hetimit policor kanë pasur mundësi ta zgjidhnin këtë nyjë, megjithatë unë ditën e shtunë kthehem dhe besoj se do të kemi të reja”,-tha për ”TCH”.

SHKARKO APP