FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Avokatët e Veliajt duan përjashtimin e gjyqtares: Motra e saj është në proces gjyqësor me Bashkinë e Tiranës

Avokatët mbrojtës të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares Flora Hajredinaj nga trupi gjykues që po shqyrton në themel çështjen penale ndaj tij në Gjykatën e Posaçme, duke pretenduar se ka konflikt interesi.

Sipas kërkesës së depozituar nga mbrojtja, motra e gjyqtares, Teuta Gjunkshi, është në një proces gjyqësor me Bashkinë e Tiranës, pasi është larguar nga puna. Sipas avokatëve, kjo çështje vijon të shqyrtohet në Gjykatën e Apelit.

Në kërkesë thuhet gjithashtu se bashkëshorti i Teuta Gjunkshit, Xhemal Gjunkshi, ish-deputet i Partisë Demokratike dhe funksionar politik i kësaj force, ka shprehur publikisht qëndrime kritike ndaj Erion Veliajt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbrojtja argumenton se këto rrethana, të marra së bashku, përbëjnë arsye për përjashtimin e gjyqtares nga trupi gjykues, pasi, sipas saj, mund të krijojnë dyshime të arsyeshme mbi paanshmërinë e gjykimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?