Avokati Altin Goxhaj: Rama do e mbajë në burg Nderim Lushin

 

Avokati Altin Goxhaj thotë se i riu që u arrestua gjatë protestës në Kukës do të mbahet në burg me akuzën për “Thirrjet publike për veprime të dhunshme”. Nderim Lushi u arrestua nga Policia dy ditë më parë si organizatori i protestës së disa banorëve kundër çmimit të energjisë. Gjatë arrestimit të tij, siç u transmetua dhe në pamjet filmike, Lushi u dhunua nga forcat e policisë.

Më poshtë mund të lexoni të plotë postimin e aktivistit dhe avokatit Altin Goxhaj

Njoftim nga Avokati Altin Goxhaj

Pas ndergjegjesimit publik per shkeljen e afateve ligjore per mbajtjen ne paraburgim per Nderim Lushin, sot pasdite vone u vendos neser ne 09:30 te zhvillohet seanca e gjyqit per vleresimin e mases se sigurise per Aktivistin Qytetar Nderim Lushi! Mesohet se Prokuroria e Kapterr Ramiut dhe Sehir Tahirit ka vendosur te kerkoje mbajtjen me qeli per hetim per muaj te tere dhe denimin me burg te tij me akuzen per "Thirrjet publike për veprime të dhunshme" me "burgim gjer në tre vjet" (Neni 223) dhe Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme me "burgim gjer në një vit" (Neni 262)!

Babai i nje femije 7 muajsh Nderim Lushi, i papune vet dhe me bashkeshorten te papune, kurre ne jete i gjobitur dhe le me i denuar jo e jo, i vetmi shqiptar qe kerkon te frenoje Eksodin e kuksianeve duke i bere thirrje paqesore Qeverise per te gjetur zgjidhje per pengimin e eksodit i cili po ndodh per shkak te superdebive dhe kamatvonesave qe i kane lene pa alternative te varferit e Kukesit, i cili ne asnje sekonde te jetes se tij nuk ka ka prekur njeri me dore e le me ndonje polic, i filmuar pergjate dhunimit te tij fizik dhe torturimit nga Shefi i Krimeve (apo Kapo i Krimit) te Komisariatit te Kukesit, i penguar te marre trajtim mjekesor pas demtimeve te renda fizike nga torturimi dhe i mos lejuar per pajisje me raport mjekoligjor per te fshehur provat e krimit shteteror, po kerkojne ta kalbin ne burg duke lene te braktisur bashkeshorten e papune dhe vajzen e tij 7 muajshe!!!

Sot gjate marrjes ne pyetje ne mjediset e Drejtorise se Policise se Qarkut Kukes u vertetua katerciperisht qe asnje pretendim mashtrues i policise jo vetem qe nuk qendronte por ishte krejtesisht absurd qe nga pretendimet e para te cmendura dhe mashtruese se gjoja Nderimi kishte gjuajtur me gure apo kishte tentuar ti merrte pisqollen Kapos se Krimit te Policise se Kukesit (keto jane ne deklaraten e Policise se 2 diteve me pare) te cilat sot i kishin fshire nga dosja por edhe pretendimet se Nderimi kishte kerkuar goditjen e policise me gure e shkopinj apo qe kishte organizuar bllokimin e rruges nacionale! Perkundrazi Nderimi kishte qene ne nje rruge dytesore dhe kishte kerkuar te qendronte ne korsine e ikjes drejt Perendimit per te dhene nje mesazh kunder ikjes se kuksianeve veprim qe nuk arriti ta kryente sepse u arrestua ne menyre barbare sa shkeli kemben ne asfalt!!!

Qeveria e Ilir Beqes qe bllokoi rrugen e Koplikut ne 2010 per ceshtjen e faturave te energjise kerkon te kalbe ne burg babain e ndershem dhe te papune te nje femije 7 muajshe!!! Dhjetra mitingje te paligjshme dhe bllokime rrugesh madje dhe duke djegur goma makinash organizoi Saimir Tahiri, Erion Veliaj, Ditmir Bushati, Arben Ahmetaj, Ilir Beqja, dhe gjithe plehrat e tjera te kesaj Qeverie me ne krye Edi Ramen dhe kurre su plas njeri ne burg!

A e kuptoni se 3 milione shqiptare meritojne azil politik me kete junte kriminale qe po na ze frymen???”

SHKARKO APP