FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Avokati Cakrani: Unë mbroj Presidentin që mbushi sheshin, do ta jap pasurinë time për Metën

Avokati i presidentit të PL-së, Kujtim Cakrani, në një deklaratë për mediat pas seancës së sotme ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, theksoi se Meta nuk i ka futur duart në xhepat e shqiptarëve.

“Me i ndershmi nuk ka futur duart në xhepat e shqiptarëve. Nuk ka dhënë as PPP, as i lidhur me mafien dhe as ka bërë ligje personale. Koha është ilaçi më i mirë që do i shërojë të gjitha. Ne do ta bindim gjykatën që të marrë një vendim të bazuar në prova”.

Po ashtu Cakrani i qëndroi deklaratës së tij të mëhershme se do të japë pasurinë e tij për Metës. Ai tha se këtë pasuri dhe mbrojte ia jep presidentit të vendit të tij, i cili sipas Cakranit mbushi sheshin më 2 mars se donin ta eliminonin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jam nga Suat Beu dhe nuk e kam problem që ti lija 50 mijë euro nga prona ime. Ju e dini përgjigjen unë vij nga familje e pasur nuk ia lë metës por ia lë presidentit të vendit tim. Unë nuk mbroj Ilir Metën, por unë mbroj presidentin e Shqipërisë që ka ushtruar detyrën nga 2017 deri ën 2022 dhe si askush tjetër mbushi sheshin në 2 mars se ishin ngritur kundër tij ta eliminonin politikisht dhe fizikisht”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?