Avokati: Dy protestat e fundit të PD-së tregojnë se në 20 shkurt do të ketë nivel të lartë dhune

Avokati Përparim Caca thotë se protesta e sotme ishte më e vakët në numër sesa protesta e 24 janarit, por sipas tij kishte më shumë dhunë. ”Besoj se ishte thuajse identike me protestën e kaluar, ndoshta pak më e vakët në numër, por në pjesën e dhunës besoj se ishte pak më e intensifikuar. Të paktën në pjesën e fundit.

Sepse ndodh që edhe në protestën e kaluar, por edhe në këtë protestë, pasi valëvitet flamuri në fund, aty fillon ajo breshëria, ai arsenali, i cili është i parapërgatitur. Gjykoj që në rastin konkret si protestë ishte e qetë dhe në fund gjoja për të justifikuar faktin që njerëzit janë të irrituar dhe gjoja që irritimin e shprehin në këtë mënyrë”, tha mes të tjerash Caca.

Nga ana tjetër Caca vijoi më tej duke thënë se dy protestat e fundit të PD-së, paralajmërojnë se në protestën e 20 shkurtit të thirrur nga opozita do të ketë më shumë dhunë.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Në mënyrë absolute, asnjë lloj dhune nga asnjë palë nuk është e pranueshme. Të dyja këto protesta janë preludi i asaj se çfarë do të ndodhë në datën 20 shkurt. Në datën 20 pritet një protestë shumë herë më e dhunshme. Kjo nuk do na çojë askund, por e vërteta është që të gjitha këto thirrje bëhen që të kemi sa më shumë pamje të tilla”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?