FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kosova synon të shkruajë historinë në Bratislavë, zbulohet formacioni zyrtar

Kosova ndodhet para një prej momenteve më të rëndësishme në historinë e saj futbollistike. “Dardanët” zbresin sot në Bratislavë për t’u përballur me Sllovakia, në një ndeshje që mund t’i afrojë më shumë se kurrë me një kualifikim historik në Kupën e Botës 2026.

Sfida ndaj sllovakëve përfaqëson pengesën e parë në rrugëtimin drejt Botërorit.Megjithatë, përfaqësuesja kosovare vjen në këtë takim me mungesa të ndjeshme.

Kapiteni Amir Rrahmani nuk është i gatshëm për shkak dëmtimi, një goditje e fortë për prapavijën dhe për eksperiencën në fushë. Pavarësisht kësaj, skuadra mbetet e vendosur për të bërë një paraqitje dinjitoze dhe për të mbajtur gjallë ëndrrën e kualifikimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pak minuta para nisjes së sfidës, janë bërë publike edhe formacionet zyrtare, me të dy trajnerët që kanë hedhur në fushë lojtarët më në formë për këtë përballje vendimtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Formacionet zyrtare:

Sllovakia: Martin Dubravka; Valjent, Vavro, Obert, Hancko; Bero, Stanislav Lobotka, Ondrej Duda; Sauer, Strelec, Lukas Haraslin.

Kosova: Arijanet Muric; Dellova, Hajrizi, Hajdari; Mergim Vojvoda, Hoxha, Elvis Rexhbecaj, Florent Muslija, Gallapeni; Asllani, Vedat Muriqi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?