FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Avokati i Altin Ndocit mohon akuzat: Klienti im i shokuar, shkoi në varrimin e dy vëllezërve Haxhia

Gjykata e Durrësit dha sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Altin Ndocin 33 vjeç dhe Klevis Alla 22 vjeç. Ata akuzohen dhe për vrasjen e vëllezërve Viktor dhe Besimir Haxhia në 27 mars dhe Anxhelo Avdiaj dhe Dorian Shkoza në 2 mars 2020.

Ndërkohë avokati I Ndocit, Saimir Visha deklaron se klienti I tij ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen, madje ka shkura dhe në ceremoninë e varrimit të dy vëllezërve.

“Ndihet i shokuar pasi me dy viktimat ka pasur lidhje shoqërore miqësore e familjare. Ka shkuar dhe në varrim dhe pë të tretat dhe ndihet i shokuar përse i është vënë gishti. Ai nuk është autori i veprës penale pë të cilin akuzohet” tha Visha në një prononcim për median sapo doli nga gjykata.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas avokatit prokuroria nuk paraqiti asnjë provë që implikonte klientin e tij me vrasjen e 2 vëllezëve Haxhia të ndodhur në tregun e makinave në Shën Vlash të Durrësit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?