Avokati i Barjaktarit: Urdhër-arresti për Frrokun ka ardhur në 18 mars, jo në 8 janar

Avokati i Artan Bajraktarit Ardian Visha ka nxjerrë  detaje të reja mbi urdhër-arrestin për deputetin kristiandemokrat Mark Frroku. Sipas avokatit Visha, urdhër-arresti për Frrokun ka ardhur më 18 mars të këtij viti dhe jo më 8 janar siç është ditur në media deri më sot. Në këtë kohë Visha sqaron se në këtë kohë Bajraktari ishte me leje dhe se praktika ishte përcjellë vetëm dy ditë me vonesë por kjo për avokatin nuk përbën vepër penale apo administrative. Megjithatë avokati Visha tha se më 8 janar, ka ardhur një urdhër-arresti nga Interpol, por ai mësohet se është për Kristian Marinajn një person tjetër që dyshohet se është përfshirë në vrasjen e Aleksandër Kurtit në vitin 1999 në Bruksel, për të cilën akuzohet edhe Mark Frroku. Edhe pas dërgimit të praktikës në Prokurorinë e Përgjithshme, Frroku nuk u arrestua.

SHKARKO APP