Avokati i Beqajt: Shullazit i kërkuam ndihmë
Në emër të Ylvi Beqajt, ka folur për ABC News avokati i tij mbrojtës Roland Samarxhiu i cili prej 10 vitesh e përfaqëson atë në të gjithë proceset gjyqësore. Ai sqaron të gjithë kalvarin e proceseve gjyqësore për ish-hotel Vollgën dhe kontratat me Emiljano Shullazin tashmë i arrestuar për “gjobëvënie”.
Avokati i Beqajt tha se Shullazit i kishin kërkuar ndihmë pasi administrata gjyqësore nuk po zbatonte ligjin dhe vendimet e gjyqësorit. Ai thotë se në një shtet ku nuk respektohet ligji dhe rregulli, mbizoterojnë të fortet dhe krimi.
Vete Beqja nuk pranoi të flase, por ndoqi nga afër të gjithë intervisten e avokatit per abc neës, qe do ta ndiqni ne edicionet e ardhshme.
Ndërsa ABC News publikon për herë të parë fotografine e Ylvi Beqajt, përfaqësuesit të kompanisë arabe dhe administrator i ish-hotel Vollgës.
KOHA JONË SONDAZH

