Avokati i Berishës tregon se çfarë ndodhi 20 minuta brenda SPAK-ut

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj tregon me detaje atë që ndodhi në ambientet e Strukturës së Posaçme, ku ish-kryeministri u paraqit mesditën e së mërkurës për t’u njohur me akuzat. Për të i gjithë hetimi nuk është bërë sipas procedurës, dhe shtoi se brenda kundër Berishës nuk ka asnjë provë apo implikim të emrit.

”Ne ishim informuar mbi natyrën e seancës. Në ftesën e SPAK që na kishte bërë thuhej për komunikimin e akuzës dhe pyetjes së Berishës. Ne u përballëm me një material prej 500 faqesh që është vendimi për komunikimin e akuzës, për marrjen si të pandehur, bashkë me dhëndrin.

E vërteta e hidhur është se tabloja e tetorit të shkuar është përsëritur. E gjithë tabloja e hetimit nuk është bërë sipas kodit të procedurës, por ky hetim ka ecur pa prova dhe nuk përmendej emri i Berishës gjatë gjithë hetimit”, tha Gjokutaj në ”A2cnn”.

SHKARKO APP