Avokati i Doshit: Me provat do të njihemi në Gjykatë

Pas përfundimit të marrjes në pyetje nga prokurorët të deputetit Tom Doshi, në ambientet e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, avokatët mbrojtës thanë para mediave, se ata presin të njihen me provat në Gjykatë. 

"Ende nuk jemi njohur me provat për këtë çështje. Edhe sot, para prokurorëve, klienti ynë Tom Doshi ka mbajtur të njëjtin qëndrim si më parë", tha njëri prej avokatëve mbrojtës, Vladimir Meçi.

Avokati theksoi se në Gjykatën e Lartë është depozituar kërkesa për lirim të menjëhershëm të klientit të tyre, Tom Doshi, pasi ndalimi i tij është i paligjshëm.

"Ne e kemi depozituar kërkesën në Gjykatën e Lartë dhe tani na mbetet të presim", tha Meçi.

SHKARKO APP