Avokati i Durim Bamit: Jam paguar 200 mijë lekë për mbrojtjen e tij

6 juristë penalistë nga më të njohurit në vend parashikojnë se cështja për tentativën për vrasje të deputetit Tom Doshi dhe Mhill Fufi do të pushohet.

Shefqet Muçi, ish­ministër i Drejtësisë, Ferdinand Doja, anëtar i kryesisë së Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Saimir Visha, kryetar i Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Eni Çobani pedagoge e Jurisprudencës, Bashkim Sulstarova avokat dhe Ilir Murati, avokati i të arrestuarit Durim Bami deklarojnë pothuajse njëzëri se mbështetur në deklarimet, thëniet e bëra publike, Kodin e Procedurës Penale, në një të ardhme shumë të afërt prokuroria mund ta marrë vendimi ta pushojë këtë çështje.

Të ftuar në emisonin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, juristët shprehën rezerva për mënyrën se si janë dhënë deklarimet dhe sidomos për videon e bërë publike duke hedhur hije dyshimi ndaj deputeteuit Tom Doshi dhe historisë së denoncimit të tij për një komplot për vrasje.

Madje avokati Doja dhe një argument më shumë kur tha: Është e papranueshme që për pendesen e Bamit, Doshi t’i blejë një makinë luksoze 80 mijë euro njeriut që mund tya vriste”. Ndërkohë Ilir Murati, avokati mbrojtës i Durim Bamir, të vetmit të arrestuar për këtë cështje tha se klienti i tij nuk është dhunuar dhe ndaj tij nuk është ushtruar asnjë presion fizik apo psikologjik.

I pyetur cilat kanë qenë rrethanat e marrjes së tij në mbrojtje Murati tha se kjo lidhet me njohjet familjare të Durim Bamit.

Ai tregoi edhe shumën e paguar për këtë mbrojtje: “Janë 200 mijë lekë të reja që unë jam paguar për ta mbrojtur”, deklaroi Murati. Murati hodhi poshtë akuzën e prokurorisë vrasje e mbetur në tentativë ndaj një personaliteti shtetëror nga e cila ai rrezikon nga 30 vjet deri në burgim të përjetshëm, me arguemntin se klienti i tij nuk ka bërë asnjë përpjekje për t’u larguar jashtë vendit apo për t’ju fshehur drejtësisë.

SHKARKO APP