FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Avokati i Henri Çilit: S’ka gjyqtar të lartë të përfshirë. Shpresoj të jetë keqkuptim

Dosja me 31 personat e arrestuar në operacionin mezhgorani, do t’i shkojë në dorë Prokurorisë së Posaçme antikorrupsion. Ky është vendimi i dhënë këtë të dielë nga gjykata e Përmetit, e cila dha masën e sigurisë për personat e arrestuar, përfshi këtu dhe botuesin e njohur Henri Çili. Gjykata ka shpallur moskompetencë lëndore për dosjet dhe për gjykim i janë dërguar Gjykatës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (GJKKO)

Pikërisht avokati i këtij të fundit është pyetur në lidhje me vendimin për të lënë nën masën e ‘detyrimit të paraqitjes’ Henri Çilin. Në një lidhje për abcnews, avokati Andi Duraj madje u shpreh se takimi mes Henri Çilit e një ‘gjyqtari të lartë’ për zbutjen apo lehtësimin e dënimit për vëllezërit Aliko, ishte thjesht një aludim dhe se nuk ekziston asnjë fakt për të.

Si u arrit lirimi i Henri Çilit?

Swiss Digital Desktop Reklama

Duraj: Për të mos nxjerrë sekretet e hetimit, nuk kemi të bëjmë me akuza por me dyshime që logjikisht nuk qëndrojnë me njëra- tjetrën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjykata veproi me shumë profesionalizëm duke i dhënë fund një abuzimi dhe dyshimeve që nuk qëndrojnë. Në lidhje logjike nuk qëndronin dhe si akuza. Kur të dalë vendimi i Gjykatës do të shikoni edhe lapsuset që janë bërë. Kam nënshkruar deklaratë që nuk mund të bëj publike të dhënat.

Ne fituam një betejë, por jo luftën, do ta quajmë fitoren kur të mos ketë asnjë lloj mase sigurie.

Ku ndodhet Henri Çili?

Duraj: Është duke nënshkruar procedurat në bazë të ligjit, shpresoj të bashkohet sa më shpejt me familjen.

Keni informacion se kush është zyrtari i alrtë që pretendon Prokuroria?

Duraj: Nuk ka asnjë lloj zyrtari të lartë të përfshirë gjithçka është aludim. Sipas fakteve të administruara.

Kush e sajoi keni informacion?

Duraj: Shpresoj të jetë keqkuptim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?