Avokati i njohur, Adriatik Lapaj: Kam nisur krijimin e një partie politike

Avokati Adriatik Lapaj tregon se ka nisur rrugëtimin për krijimin e një partie të re politike. Sa i takon rritjes së pagave edhe për pushtetarët që projektligji mori 95 vota në Kuvend, ai tha se duhet të ketë një balancë mes pagave të funksionarëve dhe qytetarëve të thjeshtë. Sa i takon dyfishimit të pagave për ministrat, ai thotë se kur bëhen llogaritë për rritjen e pagës, nuk dihet diskutuar se një ministër është i korruptuar, por se si do e bënte jetën me atë pagë që ka.

“Pse nuk e bënë para zgjedhjeve. Po pak ditë pas zgjedhjeve. A është e sinqertë, ta bënin pa zgjedhjeve. Kjo nuk më qëndron mirë. Kam thënë gjithmonë, këtu mund të thonë populsit si të duan, shteti ndërtohet me rroga. Shteti cilësor ndërtohet duke mirëpaguar funksionarët e vet.

Ne kur bëjmë llogaritë, x ministër është i korruptuar, duhet të llogarisim si do jetonte një ministër dhe nuk është i korruptuar, shteti ndërtohet me rroga të mirëpaguara në çdo doktor, nga mjeku, tek gjyqtari se rikthehen në buxhet shumëfish kur performon. Problemi është që shteti të paguhet mirë, po edhe qytetari i zakonshëm të trajtohet me dinjitet dhe të paguhet mirë, që nga pensionit. Të këtë një balancë logjike. Kur thua u rritën rrogat do thoja duhet të rriten në të gjithë sektorët”,-tha Lapaj në Report Tv.

SHKARKO APP