Avokati i Popullit kërkon mbylljen e burgut të Krujës

Për shkak të mos plotësimit të kushteve e standarteve përkatëse, Avokati i Popullit ka kërkuar që të mbyllet burgu i Krujës. Igli Totozani ka kërkuar mbylljen e burgut të Krujës, ku aktualisht qëndrojnë të dënuarit, për të cilët gjykata ka vendosur mjekim të detyrueshëm.

Sipas tij, ky institucion nuk përmbush asnjë standard për trajtimin e kësaj kategorie personash, për të cilët duhet të ngrihet një institucion i posaçëm.

Kjo deklaratë u bë gjatë një tryeze të rrumbullakët, të zhvilluar në bashkepunim me OSBE, në lidhje me situatën e të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria në institucionet shtetërore gjatë vitit 2015.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?