Avokati i Popullit: Kujdes shëndetësor 24-orësh për studentët grevistë

Avokati i Popullit i ka dërguar sot një rekomandim ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, lidhur me ofrimin e shërbimit shëndetësor 24 orësh, për studentët në grevë urie, në ambientet e jashtme pranë Rektoratit të Universitetit të Tiranës.

Në rekomnadimin e tij, Avokati i Popullit kërkon që të merren masat e nevojshme për ofrimin e kujdesit shëndetësor 24 orësh për studentët grevistë, të cilët ndodhen në ambientet e jashtme të Rektoratit të Universitetit, Tiranë.

Gjithashtu, Avokati i Popullit kërkon njohjen e personelit mjekësor me aktet ndërkombëtare e rajonale që trajtojnë grevën e urisë, dhe të trajnohen lidhur me mënyrën e menaxhimit të grevave të urisë.

SHKARKO APP