Avokati i Popullit ndalohet të vizitojë studentët

 

Dy përfaqësues të institucionit të Avokatit të Popullit janë ndaluar sot të vizitojnë studentët e shoqëruar nga policia. Përfaqësuesit e këtij institucioni deklaruan për mediat se nga punonjësit e policisë u është ndaluar takimi me studentët dhe verifikimi i gjendjes së tyre. Gjatë momenti të shoqërimit studentët pretenduan se ndaj tyre është ushtruar dhunë.

Zyrtarët të Avokatit të Popullit thanë se pavarësish nga vepra që kanë kryer (goditja me vezë ndaj Kryeministrit) dhuna është e papranueshme nga forcat e policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë studentët e organizatës që kryen sulmin me vezë ndaj Kryeministrit Edi Rama janë tubuar pasditen e sotme para ambienteve të Drejtorisë së Policisë së Shtetit. Në një postim në faqen e tyre zyrtare në Facebook, studentët ftojnë të gjithë kolegët e tyre të tubohen para kësaj godine.

Swiss Digital Mobile Reklama

“U bejme thirrje te gjithe studenteve, aktivisteve dhe qytetareve te ndergjegjshem te bashkohen sa me shpejt te jete e mundur perballe Drejtorise se Policise. Studentet jane dhunuar dhe policia refuzon te jape informacion. Sot eshte dita. BASHKOHU”,- thuhet në njoftimin e studentëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?