Avokati i Popullit në Kukës, apel për 14 Majin: Kushte për personat me aftësi ndryshe
Personat me aftësi të kufizuara përveç të tjerave kanë probleme deri në pamundësi edhe për të ushtruar të drejtën kushtetuese për të votuar. Përfaqësuesi i zyrës rajonale të Avokatit të Popullit në Kukës, ka evidentuar mangësitë në qendrat e votimit për këtë pjesë të shoqërisë dhe rekomandimet që ky institucion i ka dërguar KQZ për të mundësuar votimin e lirë dhe të pavarur edhe të personave më aftësi ndryshe.
“Nga 32 godina vetëm 5 ishin të aksesuar për personat me aftësi të kufizuar në lëvizje. Listat kanë qenë të vendosura shumë larg që i pamundësonin shikimin e emrit të tyre në atë qendër. Nuk ka patur asnjë qendër të përshtatur për personat me aftësi të kufizuar në shikim. Komisonerët që ishin prezent nuk ishin të trajnuar mirë për ndihmën e PAK në shikim. Këto shkelje ndikojnë në pjesëmarrjen e ushtrimit të drejtës së votës”.
Vetëm në Kukës në zgjedhjet parlamentare të 2021-it nga 62 Persona me Aftësi të Kufizuar, vetëm 20 prej tyre ushtruan të drejtën e votës.