FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Avokati i Popullit shkresë bashkisë Tiranë: Jepni bonus qiraje për familjet e prekura

Institucioni i Avokatit të Popullit i është drejtuar sot Bashkisë Tiranë, me një shkresë përmes të cilës kërkon garantimin e strehimit të përshtatshëm për të gjithë banorët e prekur nga zjarri në kompleksin “Arlis”.

Në letër citohet se “fokusi më emergjent në trajtimin e kësaj çështjeje ka të bëjë me të drejtën për strehim si një prej të drejtave më të rëndësishme të njeriut, të afirmuar në një numër të konsiderueshëm të instrumentave të së drejtës ndërkombëtare të ratifikuara nga shteti shqiptar dhe si një e drejtë, që lidhet drejtpërdrejtë me të drejtën për jetën dhe shëndetin”.

Avokati i Popullit, kërkon nga kjo njësi e qeverisjes vendore, trajtimin e familjeve të ngelura të pastreha, me bonus qiraje. “Familjet e mbetura të pastreha nga zjarri i rënë në pallatin e kompleksit “Arlis”, vlerësojmë se duhet të trajtohen në mënyrë të menjëhershme me një nga programet e strehimit social, më të përshtatshëm, të parashikuar në nenin 11, të ligjit nr. 22/2018.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më konkretisht, përfitimi i bonusit të qirasë për këto familje derisa atyre t’i sigurohet strehimi i përshtatshëm përmes meremetimit të banesave, do të ishte zgjidhja e duhur dhe koherente për vetë zhvillimet që lidhen me këtë rast”,- thuhet ndër të tjera në letër.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?