Avokati komenton opinionin e Venecias për Olta Xhaçkën

Puç kushtetues dhe vepër penale nëse Parlamenti voton kundër një vendimi të Gjykatës Kushtetuese. Kështu është avokati Genc Gjokutaj për vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka, pas opinionit të Venecias, i cili pohon se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë detyruese për të gjitha pushtetet dhe autoritetet shtetërore.

“Të çosh pikë juridike në Venecia nëse është i detyruar kuvendi apo jo të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese? Po deputeti është ligjbërës dhe është i pari që duhet të zbatojë ligjet dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Nëse do të vijnë në kundërshtim me Gjykatën Kushtetuese, jo vetëm përbën puç kushtetues, por përbën vepër penale”. Në studion e Debatit në A2 CNN, Gjokutaj tha se votimi kundër vendimit të gjykatës e bën jofunksionale Gjykatën Kushtetuese. Ai thekson se të gjithë deputetët që votojnë kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese procedohen penalisht.

“Votimi kundër një vendimi të Gjykatës Kushtetuese e bën jofunksionale Gjykatën Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese gjëja e parë që shqyrton është legjitimiteti i saj dhe kur merr legjitimitet, nuk diskutohet zbatueshmëria e vendimit. Deputetët që votojnë kundra mbajnë përgjegjësi penale. Mbani mend për çështjen e mandatit të Berishës, ku vajtën deputetët e Gjykatës Kushtetuese. se kemi një problem ky pushtet luan me këtë Gjykatë Kushtetuese, se e kemi sui generis. Një gabim i kushtetuese dje dhe një kapriço sot, ndodh degradimi”. Gjokutaj e cilëson lojë politike për të fituar kohë dërgimin në Komisionin e Venecias mandatin e Olta Xhaçkës. Sipas tij PS nuk e priti që Venecia do ta shqyrtonte kaq shpejt. Ai thekson kjo nuk përbën çështje dhe Rama e ka të qartë, por donte të fitonte kohë deri në zgjedhjet e ardhshme.

“Rasti i cili është çuar në Venecia dhe sot u dha rekomandim konsultë siç ka dhe funksionin Komisioni i Venecias nuk përbën pikë juridike, nuk përbën çështje. Ky është produkt i shpifur i kësaj mazhorance që nuk e ka në agjendë gjykatën, siç i ka kapur ashtu i trajton. Kemi 13 vjet që prekim me dorë këtë realitet. Nuk është çështje ti drejtosh Venecias ti që; ta zbatoj unë apo ajo vendimin e Gjykatës Kushtetuese? Kush më shumë se Gjykata Kushtetuese mund ta shterojë sjelljen e kuvendit në raport me këtë çështje, çështjen e mandatit të një deputeti. Kush e interpreton kushtetutën në mënyrë shteruese? Gjykata Kushtetuese. Nuk ka hallkë tjetër në sistem që përveç se të tjerët t’i nënshtrohen kësaj hierarkie. Ata e thonë në mënyrë të qartë; që Kuvendi është i detyruar të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Këta nuk e çuan në Venecia se nuk e dinin për qëndrimin e Kuvendit, por është lojë politike, unë besoj që nuk kanë pritur që Venecia do ta gjykojë kaq shpejt dhe e kanë lënë për limitet e fushatës me gjasë Xhaçka nuk do të kandidonte dhe do kalonte kjo pjesë. Kjo është lojë për të fituar kohë. Rama prej 13 vjetësh këtë taktikë përdor, ndonëse e ka të qartë se çfarë instrumenti duhet përdorur. Politka shqiptare i ka zët konsultat e rekomandimet vetëm kur institucionet e huaja e bëjnë fakt”, tha avokati në A2.

Opinioni i Komisionit të Venecias mbi mandatin e deputetes Olta Xhaçka, duket se në frymë i jep të drejtë pretendimeve të ngritura nga opozita. Juristët ndërkombëtarë pohojnë se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë detyruese për të gjitha pushtetet dhe autoritetet shtetërore. Në këtë sens, ato nuk përbëjnë kufizim të mandatit të deputetit në ushtrimin e vullnetit politik, thotë raporti. Por teksti përmban edhe disa formulime që, në gërmë, i lejojnë mazhorancës t’i shfrytëzojë në favor të narrativës së saj, raporton A2 CNN.

Por si socialistët shprehen se Komisioni i Venecias i dha të drejtë atyre lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçka. Në një deklaratë për mediat, Klotilda Bushka, në cilësinë e kryetares së Komisionit të Ligjeve në Kuvend ftoi opozitën mos ta përdorë opinion e Venecias për diskurs politik. Krejt ndryshe nga socialistët e interpretojnë opinionin e Komisionit të Venecias demokratët. Në një deklarate për mediat Oerd Bylykbashi, tha se bazuar në këtë opinion Kuvendi duhet të zbatojë urdhrin e Gjykatës Kushtetuese për të dërguar pranë saj për shqyrtim çështjen e deputetes Xhaçka. Bylykbashi e cilësoi opinionin një goditje të forte për Edi Ramën duke theksuar se çdo veprim i Kuvendit në kundërshtim me vendimet e Gjykatës Kushtetuese përbën vepër penale.

SHKARKO APP