Avokati Lapaj: Janë rritur çmimet me 40%, qeveria asnjë masë për krizën
Avokati Adriatik Lapaj, i pranishëm në protestën që po zhvillohet para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve, sidomos të naftës dhe të produkte bazë, tha se çmimet në vend janë rritur me 40% dhe se për të qeveria ”Rama 3”, ende nuk ka prezantuar ndonjë masë për krizën.
“Çfarë dreqin bëhet në këtë vend. Qeveritë e përgjegjshme në rajon kanë marrë masa. Si mundet që në Shqipëri çmimet të rriten me 40%, kur në vendet e tjera janë rritur me 5%. Vuçiç në Serbi.
Nafta do të mbetet 1.5 euro në Maqedoninë e Veriut. Në Greqi qeveria ka lançuar një paketë, që çdo familje të kenë 400 euro për çdo muaj. Shqipëria asnjë masë për krizën e vendit tonë. Do vazhdojmë nuk do ndalemi”.