Avokati pas lirimit të biznesmenit Frroku: Të kënaqur, do kërkojmë dëmshpërblim

Ndërsa preku lirinë pas 48 seancash gjyqësore, Arben Frroku me shumë gjasa do të kërkojë dëmshpërblim nga shteti për çdo ditë burgu të bërë.

Një fakt i tillë është paralajmëruar nga avokati, sipas të cilit klienti i tij nuk kishte asnjë lidhje me vrasjen e komisar Dritan Lamaj për të cilën u akuzua.

“Gjatë seancave gjyqësore u provuar se Arben Frroku nuk kishte lidhje dhe në momentin që ndodhi vrasja ai ishte në Selanik. Jemi të kënaqur me këtë vendim dhe nga ana tjetër Prokuroria me argumente që nuk qëndrojnë, që të jetë objektivisht edhe në Tiranë edhe në Selanik nuk mund të kishte kryer vrasjen. I ndjeri ka pasur lidhje edhe me shumë persona të tjerë dhe Prokuroria duhet të kishte hetuar edhe në pista të tjera. Jam shumë i kënaqur për Arben Frrokun dhe për vuajtjet që ka kaluar. Besoj që patjetër do ta orientojmë në këtë drejtim për të kërkuar dëmshpërblim”.

SHKARKO APP