Avokati: Për banorët e Unazës akuzat u ngritën në karantinë, hetimet për kompaninë u mbyllën në dhjetor

Për avokatin Artan Manushaqe akuzat ndaj protestuesve të Unazës janë ngritur në karantinë, ndërsa për kompaninë hetimet janë mbyllur qysh në dhjetor, për falsifikimin.

Ai shtoi se protesta është mbyllur qysh në dhjetor dhe procedimet janë bërë qysh në shtator.

Po ashtu, Manushaqe tha se prokurori që ka ngritur akuzën është një person që ka probleme me Vettingut dhe për të, avokati u shpreh se këto probleme do të bëhen të ditura.

Manushaqe: Në orën 3 të natës dëgjohen kompanitë private që punojnë akoma edhe në kohën e karantinës. Protesta është mbyllur qysh në dhjetor, procedimet janë bërë qysh në shtator, ndërsa akuzat janë ngritur në karantinë, ndërsa për kompaninë hetimet janë mbyllur qysh në dhjetor, për falsifikimin. Shikoni se çfarë standardi kanë! 

Prokurori që ka ngritur akuzën , ka shumë probleme me Vettingut dhe do t’i bëjmë të ditura. Banorët e Unazës protestojnë për banesën e tyre. Ka shumë pretendime pse ishte Klevis Balliu, pse ishte LSI. Këtej lëshohen njerëz që kanë bërë vrasje, këtej mbahen në burg protestuesit.  Ky prokuror që ka marrë çështjen është i shantazhuar. Nëse është kauza e duhur nuk ka rëndësi se cila parti është.  

SHKARKO APP