Avokati Reçi: Mbyllja e Veliajt në kafaz është e papranueshme

Avokati Klodian Reçi e quan të papranueshme gjuhën e përdorur nga prokurori i posaçëm Ols Dado, ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Për të në nisje procesi ndaj Veliajt ka qenë i paragjykuar. ”Që në krye të herës, një proces penal jo vetëm që duhet të jetë i drejtë, por duhet të duket si i drejtë. Që në krye të herës këtu e kemi të paragjykuar çështjen. Përplasja ka qenë shumë e ashpër, sepse ka pasur pretendime që e kalojnë sferën e pozicionit të prokurorit dhe pozicionit të kryebashkiakut. Këtu bëhet fjalë për ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Ky ka qenë pretendimi kryesor. Dhe kjo e kompromenton dhe e vendos në pikëpyetje procesin.

Edhe ne që kemi dëgjuar ato audio, nuk janë aspak të hijshme. Nuk mund të jetë ajo lloj gjuhe që t’i drejtohesh të pandehurit. Mua të paktën si avokat mbrojtës as nuk më tingëllon mirë dhe as nuk të lë shije të mirë në respektimin e të drejtave të njeriut. Ne nuk mund të nisemi nga tymnaja që bën populli. Tirana është zhul, ka një vit që Tirana është pa një kryebashkiak. Shohim Tiranën, është e ç’organizuar, që askush nuk pyet për asgjë”, tha mes të tjerash Reçi.

Reçi thotë se mbajtja në kafaz e Veliajt gjatë seancave gjyqësore është një praktikë e gabuar, në kundërshtim me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Avoktati nënvizon se nëse Veliaj do të qëndrojë në kafaz gjatë seancave gjyqësore, në kafaz duhet të qëndrojnë edhe prokurorët, për të krijuar kushte të barabarta në gjyq. Ai shprehu bindjen se nëse Veliaj nuk do të gjejë zgjidhje në gjykatat shqiptare, ai do të gjejë zgjidhje në Gjykatën e Strasburgut. Kjo pasi sipas tij, gjatë procesit ndaj kryebashkiakut, janë konstatuar mangësi në prezumimin e pafajësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?