Avokati Saimir Vishaj: Beqja, person me dy masa sigurimi nga SPAK!
Avokati Saimir Vishaj, i ftuar në Çim Peka Live, ka folur për arrestimin e Ilir Beqaj, pasi kryeministri Edi Rama e fali për sterilizimin dhe e akuzuan për supën që ka shpërndarë te restoranti i tij.
Vishaj theksoi se në rastin e Ilir Beqës ‘në pamje të jashtme kemi zbutje të rrethanave por kemi ashpërsim të masës’.
‘Ky mund të jetë nga rastet e para që SPAK ka një person me dy masa sigurimi, një me detyrim paraqitje një me arrest me burg’, u shpreh Vishaj.
Vishaj: Mua më vjen çudi që gjatë kohës së hetimit të sterilizimit, ti vazhdon akoma aktivitetin kriminal me veprime të kundraligjshme. Sepse kjo nuk është një çështje që lindi në 4 korrik 2024 por kjo është një çështje që ka lindur mbas vitit 2019 ose gjatë kohës që ishte në hetim apo gjykim çështja për shpërdorim detyre që është akuzë më e rëndë. Filloi janë zbutur. Në pamje të jashtme kemi zbutje të rrethanave por kemi ashpërsim të masës. Kjo varet si e ka çmuar prokurori. Prokurori të cilin faktin e ka konsideruar korrupsion pasiv që është deri në 4 vite burgim. Prokurorë të tjerë e kanë parë të rrugës që gjysmën e anëtarëve e kanë çuar në arrest me burg dhe mund të jenë më pak të fajshëm ndërsa ky që ka qënë kryesori me detyrim paraqitje. Nqs standardi do të kishte vepruar që në fillim do të kishte sjellë të tjera pasoja juridike. Ky mund të jetë nga rastet e para që SPAK ka një person me dy masa sigurimi, një me detyrim paraqitje një me arrest me burg.
Ndërsa për gazetarin Armand Shkullaku, dita e arrestimit të Ilir Beqajt është dita më e zezë e SPAK. Gjatë bisedës në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Shkullaku deklaroi se, sot SPAK u vendos totalisht në shërbim të Edi Ramës, sepse Ilir Beqaj arrestohet për disa pjata supë, por nuk e arrestojnë dot për koncensionet në shëndetësi, ku pjesëmarrës është edhe Edi Rama.
‘Unë do ta quaja këtë, ditën më të zezë të drejtërisë së re. Pse? SPAK këtë radhë vërtetoi plotësisht edhe atyre që mund të kishin dyshime, se është i pafatë, apo totalisht në varësi të Edi Ramës, për të hetuar procedura që burojnë nga vendimarrja politike.
Që do të thotë, Ilir Beqaj po shkon për ca pjata me supë, siç iku Alqi Bllako për rrogën e babait, Lefter Koka për faturat e çunit, apo Ben Ahmetaj për shtëpitë e grave të veta.
Pra SPAK, vërtetoi edhe njëherë që e ka të pamundur të nxjerrë këmbën nga rrethi që i ka vizatuar Edi Rama. Mund të kërkojë Yuri Kim, apo amerikanët ndëshkimin e Ilir Beqajt, por ky ndëshkim nuk mund të jetë duke prekur interesat e Ramës.
Pra grupi kriminal, i sterlizimit, laboratorëve, check up, ka një problem. Nëse Ilir Beqaj do të hetohej, arrestohej për këtë çështje, detyrimisht do të shkohej te procedura. Si u arrit të jepej një koncension 100 e ca milionë, si mundet që një murator erdhi nga Italia me një punëtor.
Pra ca po ndodh? SPAK procedurën nuk mund ta preki, sepse shkojmë të vendimarrja politike.
Së dyti, gjakderdhjen financiare nuk e ndalojmë dot. Vazhdojmë e paguajmë për inceneratorin e Tiranës, vazhdojmë e paguajmë sterilizimin.
SPAK e provoi herën e parë, prokurori Kondili të cilin Rama donte ta vendosur në krye të SPAK, e çoi dosjen në gjykatë pa akuzë për Ilir Beqajn, si rrallë ndonjëherë, bëri një arsyetim goxha të gjatë gjyqtari Erion Bani, që u detyruan ta marrin Ilir Beqajn si person nën hetim me detyrim paraqitje.
Ilir Beqaj është futur në burg pikërisht për fatura restoranti. Këtë bën SPAK, vjen në shtëpi, hap dollapin, ngre dyshekun, thotë ku e ke blerë kaq lekë, me rrogën që ke, nuk e justifikon, këtë e ke në emër të vëllait, por është e jojtja. Edhe restoranin nuk e ka në emër të tij, por të dikujt tjetër.
Çfarë ndodhi sot me SPAK? Një u vu totalisht në shërbim të Edi Ramës dhe vërtetoi edhe njëherë që nuk i ka ato aq të mëdha sa të hetojë procedurat me të cilat vidhen shqiptarët. E dyta, nuk ndalon dot gjakderdhjen financiare.
Dhe e treta, më e rrezikshme dhe e rëndësishme, po na kthen në drejtësinë popullore të Enver Hoxhës’, – tha gjatë fjalës së tij në SYRI TV, gazetari Armand Shkullaku.