Avokati tregon sa vite burg rrezikon Berisha: Mund ta nxjerrin nga ”arresti shtëpiak”

Ish-prokurori Eugen Beci flet për procesin që po zhvillohet ndaj Sali Berishës, i cili është zyrtarisht i pandehur nga SPAK. Beci tha se Berisha rrezikon nga 4 deri në 12 vite heqje lirie, nëse do të shpallet fajtor, por shtoi se edhe dënimi është një proces kompleks që merr parasysh shumë faktorë.

“Dënohet 4-12 vjet heqje lirie. Është një akt i njoftimit të akuzës që nënkupton faktin, prokuroria, në momentin e parë, e ka marrë si person nën hetim Berishën dhe për këtë arsye me bazën e provave që kishte e ka cilësuar si person ndaj të cilit kryen hetime. Dje u zyrtarizua dyshimi i prokurorisë së posaçme mbi veprat penale. Prokuroria e Posaçme, në një vit hetime, ka avancuar duke njoftuar një akt të shkruar të akuzës, që quhet titull zyrtarisht si i pandehur. Korrupsion pasiv i kryer në bashkëpunim, është pasja e një shkelje ligjore, me qëllim përfitimin e të mirave dhe të ardhurave materiale, apo formë tjetër përfitimi që vijnë për shkak të detyrës, duke kryer veprimë të paligjshme, me dashje, që kanë sjellë përfitime për dikë tjetër, në rastin konkret edhe për ish kryeministrin”, tha Beci i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”.

I pyetur nga gazetari Ylli Rakipi, se a do të jetë e mundur që Berisha të lirohet nga arresti shtëpiak deri në përfundim të procesit, Beci tha se teorikisht është e mundur. “Teorikisht po, por praktikisht ka rezultuar se deri në fazën ku jemi nuk është marrë në konsideratë ato që kanë bërë avokatët e Berishës. Në lidhje me prishjen e provave, nuk ka më arsye për të menduar se mund të dëmtohen”, tha avokati.

SHKARKO APP