Avokatja e Almës tregon sakrificat e klientes së saj: Ajo ka punë investigative, nxjerr zbuluar…
Avokatja e Alma Kaçit, vajza e cila shfaqet në video-skandalin e publikuar me ish-kreun e Bashkisë së Kukësit Safeti Gjici, e ftuar në “Shqipëria LIVE”, Natasha Velia Pelliccione ka zbuluar se klientja e saj punon si një person që demaskon ngacmimet në administratën shtetërore dhe nënvizon sakrificat në punën e saj.
”Alma dhe Safet gjici nuk kishin asnjë lidhje. Ajo ishte e vetëdijshme për të kryer një inskenim, për ta demaskuar këtë zyrtar shtetëror. Ata njiheshin në mënyrë sipërfaqësore. Aktin seksual e ka kryer për ta demaskuar Gjicin. Unë nuk jam e autorizuar të nxjerr punën e saj.
Ajo ka punuar në natyrën e saj investigative, ka kryer këtë funksion, duke demaskuar personalitete të tilla në administratën shtetërore. Ajo ka demaskuar dhe personazhe të tjerë. Ajo nuk ka dashur që video të bëhet virale, ndodhi aksidentalisht. Alma ishte me një funksion të caktuar, për ta demaskuar Gjicin.
Sa i përket projektit, u përdor që të bëhej më i besueshëm roli i saj. Projekti ekziston, por nuk ishte objekt për t’u bërë tender, për t’u realizuar. Ajo e ka një projekt në dorë sepse është aktiviste për kafshët prej kohësh dhe u përdor për ta bërë më të besueshëm rolin e saj. Ajo beson se i ka prerë këmbët një të keqeje. Nuk ka bërë denoncim për skandal seksual dhe nuk më ka thënë gjë nëse do e bëjë”,-tha avokatja.