Avokatja e Pëllumb Marnikollajt: Kishte mundësi të shpëtonte
Avokatja e Pëllum Marnikollajt, që vdiq në Greqi brenda rajonit të policisë, ka dhënë deklaratën shokuese se ai kishte mundësi të shpëtonte nëse do t’i ishte dhënë ndihma e parë.
“Policia më tha se dyshohej për një tjetër vepër penale dhe do të arrestohej. Marnikollaj u hodh nga kati i tretë për shkak të arrestimit.
Atij nuk ia dha ndihma e parë. Nëse do t’i ishte dhënë, kishte mundësi të mbijetonte. Pas kësaj, humbën kontaktet me njerëzit e tij.
Në Polici më thanë se ai humbi jetën. Në morg, kurrë nuk kam parë një pamje më trishtuese,” përfundoi avokatja.
KOHA JONË SONDAZH

