Avokatja rrëfen tmerrin e përjetuar në Itali nga koronavirusi: Kisha frikë se do lija vetëm vajzën e vogël
Esilda Palluqi, avokate në Itali ka jetuar ditë të vështira në Bergamo kur i gjithë qyteti jetonte nën tmerrin e vatrës më të madhe të virusit korona në botë. Ajo flet për “News24” në emisionin “Jeta pa filtër” duke treguar se si shihte autokolonat e ushtrisë që transportonin trupat pa jetë për kremator në provinca të tjera pasi Bergamo ishte me mbingarkesë.
Palluqi e sëmurë edhe vetë qëndronte më vete nga familja me frikën mos infektoheshin të gjithë e ndër të tjera shpreh mankthin më të madh që kishte të bënte më të bijën. Ajo flet për persona të sëmurë që merreshin me ambulancë me frikën se nuk shiheshin më me familjarët e tyre.
Në bisedën me Skype për “Jeta pa filtër”, avokatja shpreh shqetësimin e rikthimit në normalitet duke injoruar krejt masat mbrojtëse, kur ajo vetë e ka provuar se çfarë pasojash të lë infektimi nga korona edhe pse tani mjekët janë shpresëplotë se aktiviteti i virusit ka rënë. “Jeta pa filtër” transmetohet premierë në “News 24” çdo të mërkurë dhe në kanalin e Youtube: News24Albania.