Avramopoulos letër Tahirit: Rezultate mbresëlënëse në luftën kundër drogës

Komisioneri për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë në Komisionin Europian, Dimitris Avramopoulos ka vlerësuar me nota shumë pozitive rezultatet e arritura nga Policia e Shtetit në luftën kundër drogës.

Avramopoulos në një letër dërguar ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri shprehet shumë i kënaqur për arritjen e rezultateve kaq mbresëlënëse, ndërsa inkurajon që të vazhdohet në këtë rrugë. Sipas komisionerit europian “lufta kundër trafikut të drogës mbetet thelbësore për ruajtjen e regjimit të liberalizimit të vizave si dhe për përpjekjet e Shqipërisë për integrim në Bashkimin Evropian”.

Komisioneri Avramopoulos e mbyll mesazhin e tij për ministrin Tahiri, duke i uruar atij suksese të mëtejshme në luftën kundër krimeve të rënda si dhe duke i shprehur dëshirën për t’u takuar personalisht në muajt e ardhshëm.

SHKARKO APP