Axhenda e zv.ministrit të Jashtëm grek në Tiranë

Zv. Ministri i JashtëmpërÇështje Evropiane i Greqisë Nikos Hundis, do të zhvillojë një vizitë dyditore, ditën e hënë 23 dhe ditën e martë 24 Shkurt, në Tiranë, ku do të marrë pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të SEECP (Procesi i Bashkëpunimit tëEvropës Juglindore), aktivitet i cili organizohet nga presidencashqiptare e SEECP.

Gjatë qëndrimit të tij, Hundis do të zhvillojë gjithashtu një sërë takimesh me krerë të shtetit shqiptar. Më konkretisht, të hënën z. Hundis do të takohet me Kryetarin e Parlamentit z. Ilir Meta (17:30), me kreun e opozitës dhe kryetrin e Partisë Demokratike z. Lulzim Basha (18:00), si dhe do të marrë pjesë ne një darkë pune, e cila organizohet nga Ministri i Punëve të Jashtme z. Ditmir Bushati, për nder të pjesëmarrësve në Takimin Ministerial. Ditën e martë me 24 Shkurt, Zv. Ministri i JashtëmpërÇështje Evropiane do të marrë pjesë ne takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të SEECP (9:30-15:00), ne kuadër të të cilit do të takohet dhe me Ministri e Punëve të Jashtme z. Ditmir Bushati. Në vazhdim, do të zhvillojë takime të njëpasnjëshme me Ministren e Integrimit Europian të Shqipërisë, znj. Klajda Gjosha (16:00) dhe me Hiresinë e tij Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë z. Anastas (17:30). Z. Hundis, gjithashtu, do të jetë i pranishëm në pritjen që do të organizojë partia e PBDNJ-së me rastin e përvjetorit të 23-të të themelimit të saj. 

SHKARKO APP