Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 07:39 Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave Parisi ka zgjatur një shtetrrethim të pjesshëm, duke kufizuar lëvizjen në disa pjesë të qytetit deri të hënën, ndërsa Marseja dhe Lioni kanë vendosur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Azem Hajdari: Nuk mund të pranoj një parti që operon me metodat e PPSH

35 vite KOHA JONË E diel, 25 Tetor 2020 18:39
Azem Hajdari: Nuk mund të pranoj një parti që operon me metodat e PPSH
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 10 Gusht 1994 në KOHA JONE)

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 9 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 10 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 10 orësh

Intervistë me deputetin Azem Hajdari
KJ: Z. Hajdari, keni qenë nga të parët në Lëvizjen e Dhjetorit që keni kërkuar lirimin e të burgosurve politikë të diktaturës. Me sa shohim këtë qëndrim keni mbajtur vazhdimisht, madje edhe sot që ata janë në grevë urie. Mund të na flisni më konkretisht për këtë çështje?
Azem Hajdari: Koshienca politike e lëvizjes kundër diktaturës ka qenë e lidhur me të gjithë atë lëvizje antidiktature që ka nisur që në vitin 1944. Në fund të fundit ne duhet të pranojmë se lëvizja kundër diktaturës ka vazhduar 5 vjet dhe më në fund u kurorëzua në Dhjetorin e vitit 1990. Nëse ka pasur një klasë që diktatura ka luftuar me të gjitha mjetet për ta zhdukur, ka qenë klasa e ashtuquajtur e përmbysur, dhe të gjithë ata studentë që kanë luftuar kundër diktaturës. Por në Shqipëri, ndryshe nga në Rusi, diktatura komuniste nuk pati mundësi që ta zhdukte këtë klasë. Ajo, pas përmbysjes së diktaturës doli shumë e fuqishme, e mbi të gjitha me kartën e saj morale për t’u integruar me personalitet në shoqërinë tonë. E pra, këtë anë morale të kësaj çështje unë e kam mbrojtur gjithmonë, e do të vijoj ta mbroj, sepse kjo klasë ka përbërë opozitën e vetme të komunizmit, kurse ne nuk kishim rrugë tjetër morale, përveç asaj të shpëtimit të kësaj klase. Ne dolëm për të vdekur në Dhjetor e bashkë me kërkesat e tjera, patjetër që do të vdisnim edhe me kërkesën për lirimin e të burgosurve politikë. Asnjëherë Ramiz Alia nuk e pranoi seriozisht këtë kërkesë, por lufta jonë e rreptë, e detyroi atë që të vendoste lirimin e tyre. Unë mendoj se lëvizja për përmbysjen e diktaturës, pas lirimit të të burgosurve dhe të internuarve politikë, u bë më e fuqishme, e sidomos kur ne si lëvizje demokratike bëmë shumë shpejt lidhjen e tyre me përfaqësuesit e kësaj shtrese në diasporë. Mendoj se detyrat tona për këtë çështje, kanë qenë shumë fisnike, e pikërisht për këtë ne kurrë nuk mund të na lejohet denigrimi i kësaj klase, sepse përfundimisht do të kalonim përsëri në retrospektivën diktatoriale. Pikërisht për këtë, një varg ligjesh që ka nxjerrë Parlamenti për këtë shtresë, kanë qenë baza ligjore me të cilën ajo duhej të integrohej në shoqëri. Sot shoqata e ish të përndjekurve politikë është një nga kolonat e demokracisë dhe duke e konsideruar si të tillë, patjetër që kërkesat e tyre duhen parë me seriozitetin më të madh. Mendoj se shoqata është detyruar të bëjë kërkesat e veta nga fakti se ajo e sheh kohën e integrimit të saj në shoqëri si të tejzgjatur, e pikërisht për këtë i kërkon Qeverisë Demokratike, që këtë integrim, i cili në esencë patjetër që duhet të jetë integrim ekonomik, ta bëjë brenda mandatit të vet. Ja, pikërisht këtu qëndron baza e konfliktit. Ajo ka një status pafajësie dhe ky patjetër që duhet të respektohet sipas marrëveshjes që z. Meksi ka bërë me ish kryetarin e shoqatës z. Osman Kazazi. Në fund të fundit kjo duhet quajtur një kontratë e detyrueshme për t’u realizuar. Kam qenë i preokupuar dhe i angazhuar që kjo grevë të mos ndodhte, në mënyrë që shoqata dhe Partia Demokratike, të mbeteshin gjithmonë bashkë në luftën demokratike kundër komunizmit dhe diktaturës, pasi padyshim këto kanë qenë dy forcat kryesore në përmbysjen e komunizmit dhe në ndryshimin e sistemit në Shqipëri.
KJ: Me sa dimë ju jeni i distancuar nga deklarata e PD ndërkohë që jeni deputet i saj. A mund të na flisni më konkretisht për këtë?
Dua ta nis përgjigjen me konsideratën time për deklaratën e Qeverisë. Theksoj se deklarata e Qeverisë kishte dy anë: njëra ishte teknike, kurse tjetra politike. Unë e mbështes anën teknike të kësaj deklarate, pasi aty Qeveria është treguar serioze dhe e angazhuar që me të gjitha mjetet që disponon të zgjidhë kërkesat e shoqatës. Por unë distancohem dhe nuk mund ta pranoj anën e saj politike, sepse aty ka momente të papranueshme, fjalë fyese si: sharlatanë, grup aventurierësh etj. të cilat sollën më në fund qëndrimin grevist. Si deputet, dhe për hir të idealeve të mia, të cilat përmenda më lart, shkova në shoqatë dhe u distancova nga ajo pjesë politike e deklaratës qeveritare, sepse kjo më takonte për të ruajtur koherencën time politike. Në të njëjtën kohë deklaratën e PD për grevën e urisë e quaj si një deklaratë që ka dalë nga shtabet e Komitetit Qendror të Partisë së Punës. Madje për të bërë atë nuk është mbledhur fare këshilli kombëtar. Gjërat duhen parë realisht. Pikërisht për këtë unë si kryetar i komisionit parlamentar që drejtoj, distancohem dhe denoncoj të gjitha mjetet e punës që kanë rënë mbi anëtarët e shoqatës së ish të përndjekurve politikë që kanë kërkuar të hyjnë në grevë urie. Greva e urisë është mjeti më paqësor i protestës. Në të njëjtën kohë i kërkoj shoqatës që të jetë e vëmendshme në zbatimin e ligjeve. Dialogu duhet të vazhdojë. Në të njëjtën kohë, gjej rastin të shprehem se unë jam distancuar nga PPSH, sepse ajo ishte një parti që i tradhtoi idealet e luftës së shqiptarëve për liri, ajo ishte një parti hajdute e korruptuar, një qeveri që pushkatonte të pafajshëm pa gjyq. E luftova atë sepse ajo ishte një parti terroriste. Për këtë arsye unë nuk mund të pranoj një parti tjetër, e cila kërkon të operojë, qoftë edhe me një element të atyre që shpreha më lart.
KJ: Dje “RD”, ju akuzonte si përkrahës të ekstremizmit të djathtë. Ndërkohë gazeta “E Djathta”, ju akuzon se jeni kundër shoqatës së ish të përndjekurve, si e shpjegoni ju këtë?
Unë kam qenë i pari që kam luftuar kundër ekstremizmit të majtë e të djathtë. Prandaj akuzat janë të pabaza. “RD” po të respektonte normat e shtypit duhet të më kishte kontaktuar për këtë gjë; aq më tepër që unë jam dhe deputet i kësaj partie, pa përmendur këtu qenien time si anëtar i këshillit kombëtar dhe themelues i kësaj partie. Për këtë rast mund të them se në atë gazetë u realizua puçi komunist, pra ajo drejtohet nga komunistë. Tani ajo gazetë nuk njeh ligjet, dhunon individin, prandaj nuk ka pse të shqetësohem nga sulmet e saj. Unë jam angazhuar që të mbroj demokracinë dhe as dua t’ia dijë se ç’mendon RD për këtë angazhimin tim, aq më tepër Sami Milloshi, i cili me këtë gjuhë më ka sulmuar edhe kur ka qenë zëvendëskryeredaktor i “ZP”. I takon kryesisë së PD që të vërë në vend nderin tim. Rilindjen Demokratike unë do ta hedh në gjyq. Përsa i përket artikullit të gazetës “E Djathta”, them se ajo është një kurdisje e Abdi Baletës, një provokim që ish ambasadori i Enver Hoxhës e ka kurdisur kundër meje për të neutralizuar përkrahjen time në pikat që shpjegova, në favor të shoqatës së ish të përndjekurve. Kjo s’është hera e parë që Baleta vepron kështu. Nga lideri i fondamentalizmit shqiptar nuk mund të pritet më shumë.
KJ: Si e konsideroni faktin që në deklaratën e Qeverisë përmendet një numër i madh ish të persekutuarish që punojnë në rend, SHIK, Ministrinë e Jashtme etj. Pra dua t’ju pyes, mos ndoshta Qeveria e quan këtë si privilegj, apo këta njerëz e kanë merituar…
Ky nuk është një privilegj. Qeveria e ka përdorur këtë fakt në mënyrë demagogjike, në një krah, dhe për të krijuar konflikt të brendshëm në një shtresë të caktuar shoqërore, në krahun tjetër. Pra si një strategji për të përçarë shoqatën. Kam mendimin se në këtë strategji ka elemente të ndryshëm që duan konflikte në spektrin demokratik, por mendoj se ka edhe një preokupim serioz të politikës së lartë, që patjetër do t’i japë një rrugëzgjidhje të drejtë kësaj çështje, gjithmonë në të mirë të demokracisë dhe stabilitetit shoqëror në Shqipëri.
Intervistoi A. SHKULLAKU

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 19 minutash

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 20 minutash

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?
Para 21 minutash

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit
Para 23 minutash

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 10 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 13 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 14 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 11 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.