Azgan Mërnica vr*u efektivin pas një konflikti banal, Gjykata jep dënimin maksimal
Burgim të përjetshëm ka dhënë këtë të mërkurë Gjykata për Azgan Mërnicën, i arrestuar dhe akuzuar për vrasjen e efektivit të “Shqiponjave” më 13 maj 2024, për shkak se po ushtronte detyrën për udhëtimin e rrezikshëm me mjet nga i pandehuri në rrugët e fshatit Baltëz.
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, dha vendimin e saj për Azgan Mërnicën, duke e dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e efektivit të Policisë së Shtetit, pjesëtar i forcave speciale “Shqiponja”, Novruz Cenalia. Prokuroria kërkoi dënimin maksimal për Mërnicën, i cili akuzohej për tre vepra penale: ”Vrasje me armë zjarri të punonjësit të policisë”, “armëmbajtje pa leje”, “drejtim të parregullt të mjetit”.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 maj 2024, rreth orës 13:30, në fshatin Baltëz të Bashkisë Fier. Sipas dosjes hetimore, gjithçka nisi si një konflikt banal. Azgan Mërnica po drejtonte automjetin e tij me shpejtësi të lartë në një kthesë të rrezikshme, kur u ndalua nga efektivi N.C., i cili i tërhoqi vëmendjen për mënyrën e rrezikshme të ngarjes.
KOHA JONË SONDAZH

