Azil në Gjermani, ambasadori thotë se shancet janë zero
Pas Francës, Gjermania është vendi ku shqiptarët shkojnë me synim punësimin. Kërkesat masive për azil janë zëvendësuar me ato për viza pune. Peter Zingraf, ambasadori gjerman në Shqipëri thotë se dyert janë ta hapura vetëm për të kualifikuarit. ”Shanset për azil në Gjermani janë zero, pasi Shqipëria nuk renditet ndër vendet ku ekziston përndjekja politike”
Prej vitit 2017, Gjermania financon qendrën “Shpresë për të ardhmen” në Shkodër, ku krahas shtresave në nevoje, edhe të kthyerit nga azili marrin trajtim për t’iu përshtatur tregut të punës. Prej vitit 2017, Gjermania financon qendrën “Shpresë për të ardhmen” në Shkodër, ku krahas shtresave në nevojë, edhe të kthyerit nga azili marrin trajtim për t’iu përshtatur tregut të punës. Deri tani, më shumë se 250 persona janë kualifikuar nga projekti, që kap një vlerë prej 75 mijë eurosh.
”Qendra ofron mbështetje për të gjithë personat të cilëve iu është refuzuar azili”, thotë Pranvera Marku, drejtore e qendrës. “Ne kemi kurse profesionale, ndërsa punonjësi social i ndihmon me kontakte dhe mundësi punësimi, për tregun vendas kryesisht”. Kërkesat për azil të shqiptarëve arritën kulmin në vitet 2014-2015. Pas kërkesës së vendeve të Bashkimit Europian, Shqipëria u shpall si vend i sigurt origjine.