Azilkërkuesit shqiptarë në Francë, në kërkim të një strehe

Pavarësisht se duket se e gjithë  e gjithë vëmendja është përqëndruar në Gjermani për shkak të rritjes së madhe të numrit të shqiptarëve që kanë emigruar në këtë shtet në kërkim të azilit politik, ky fenomen pothuajse në këto përmasa është edhe në Francë. Një numër prej 150 shqiptarësh po kalojnë peripeci nga më të vështirat në Lion të Francës, të mbërritur me shpresën për një jetë më të mirë.
Një shqiptar në Francë ka informuar redaksinë e Ora Neës se mbi kalavarin me të cilin po përballen 150 shqiptarë në Lion, sipas të cilit ata fillimisht ishin akomoduar ilegalisht në nje pallat ne pronesi te forcave ushtarake.
Me 14 prill ata janë nxjerrë jashtë me forcë nga xhandarmeria franceze. Të gjendur në këtë situatë, pa një strehë mbi kokë, në ndihmë ju ka ardhur një staf nga katedralja më e madhe në Lion, Saint-Just, ku Krypeshkopi ka dhënë urdhër qe ti ndihmojnë shqiptarët.
Sipas të njëjtit burim, azilantët shqiptarë e kanë kaluar natën e 14 prillit prane katedrales, ne stola parku mbuluar me çfarë kanë mundur të sigurojnë. Në mesin e shqiptarëve gjenden, gra, burra, pleq, fëmijë, foshnje, njerëz të sëmurë, mes tyre edhe të paralizuar.
Pas kalimit të natës në park, në temperatura aspak të favorshme, me 15 prill ata do të sistemoheshin në një palestër shkolle, 100 metra larg katedrales, ku kanë qëndruar për 6 ditë me radhë.
Edhe këtu jetesa e tyre nuk ka qenë aspak e lehtë, ku kanë fjetur në tokë dhe me ditë të tëra pa ushqim.
150 shqiptarët janë nxjerrë dhe nga palestra, për tu akomoduar në një tjetër sallë, 10 km larg nga palestra, ku mësohet se do të qëndrojnë deri më 31 maj.Ambjenti eshte i piset dhe nuk permbush as 20% nevoja jetese.Ndërkohë në mbështetje të tyre, dje një grup shqiptarësh manifestuan pranë Prefekturës në Lion.Dhejtra të rinj kërkuan gjetjen e një zgjidhje për këta qytetarë shqiptarë.
Mësohet se xhandarmëria franceze është sjellë keq me protestuesit, duke shoqëruar një pjesë të tyre në polici.

SHKARKO APP