FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Babai i Gent Prognit: Unë jam koleg i Edi Ramës, kam luajtur basketboll me të

Babai i ekspertit të IT, Gent Progni, i cili u shoqërua gjatë protestës së sotme, bëri thirrje që shqiptarët të bashkohen për të rrëzuar regjimin. Ai ka ndarë edhe një mesazh duke ironizuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama.

”Policët nuk guxojnë të flasin, kanë frikë se po hapën gojën do jenë pa punë. Këta nuk e kuptojnë që populli do i çojë në vendin e vet këta kriminelë që kemi në pushtet. Djali im është rritur me edukatë për familjen, kombin e Shqipërinë. Unë desha të them një mesazh. Rama u ka çuar të gjithë shqiptarëve atyre që janë në divane duke na parë në televizor.

Unë jam koleg i Edi Ramës, kam luajtur basketboll me të. Rama u thotë shqiptarëve “unë ju rrejta, ju gënjeva, ju vodha ju burgosa ju talla ju shkela me këmbë, ju vrava, ju mora punën, tokën, ju rrita naftën, ju rrita taksën. Ju shkatërrova shëndetësinë, ju rrita çmimet e ushqimeve, ju vrava shpresën dhe përsëri nuk më rrëzoni. Çfarë duhet të bëj që të më rrëzoni? Ju bëj thirrje qytetarëve, të dalin në protestë”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?