Babai i lezhjanit të vrarë: E masakruan dhe donin ta fshihnin

Nikoll Marnikollaj nuk i beson versionit të policisë greke për vdekjen e djalit të tij 29 vjecar, Pellumbit. Ai thotë se vrasja nuk është aksidentale dhe se djali i tij nuk është hedhur nga kati i katërt i postës së policisë në një lagje të Athinës, sic raportoi policia greke. Nikoll Marnikollaj u ka drejtuar një apel autoriteteve shqiptare që të mos e braktisin në këtë fatkeqësi, por të zbardhin të vërtetën. Ai ka bërë një denoncim në prokurorinë e Lezhës, e cila ka nisur hetimet. Sipas Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, ekzistojnë pamje filmike që kanë filmuar se cfarë ka ndodhur në policinë e Athinës ditën kur Pëllumb Marnikollaj humbi jetën. Trupi i tij iu nënshtrua një ekspertize mjeko ligjore në Tiranë, nga e cila rezultoi se ai kishte plagë të mëdha të shkaktuara nga dhuna. Familjarët dyshojnë se ai vdekur nga keqtrajtimi i policisë greke.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?