Babai i një prej të dhu*uarve në Mal të Zi: I kanë dërrmuar nga koka, djali telefonoi…

Met Dervishi, babai i një prej të dhunuarve mbrëmjen e djeshme, ka deklaruar se ende nuk janë në dijeni për shkaqet e sulmit. Në një prononcim për Top Channel, babai i Azem Dervishit tregon sesi e mësoi lajmin. Në momentet e para tregon ai, djali ka telefonuar dhe ka treguar sesi ndodhi ngjarja, ku u sulmuan rëndë nga disa persona të veshur me rroba ushtarake.

“U bashkua me shokët e punës. Makina ka qenë me të gjitha, targa gjermane, me dokumentacione, me siguracione. Djali punonte në Gjermani prej dy vitesh. U nisën, kontaktuam në orën 2 pa 20, tha tani po dalim jemi në rrugë. Sa kaluan 7-8 kilometra, në qendër banimi tha erdhën u sulën menjëherë.

Sulmuan edhe të tjerë thanë, ishte këmba 48, ia fuste e bënte gropë. Asgjë nuk kanë komunikuar me gojë. I kishin marrë byzylykun nga dora. I kanë sulmuar nga sytë, këtë e kanë dërrmuar në kokë. Djali mori në telefon jam aksidentuar, kështu na kanë dalë me rroba ushtarake. Ata Malit të Zi thonë janë serbë”-tregon babai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?