Babai i së mi*urës që u martua me 35-vjeçarin: Ma rr*mbeu 13 vjeçe, e pranova nga e keqja
Babai i 14-vjeçares që u bë nusja e 35-vjeçarit, ka zbuluar se vajza e tij nuk pranonte të kthehej në shtëpi dhe se e kishte paralajmëruar se do të vetëflijohej nëse i ndodhte gjë burrit të saj 21 vite më të madh. I ati i të miturës e konsideroi si një rrëmbim të vajzës së tij dhe tha se nëse do ta merrte me forcë nga shtëpia e prindërve të bashkëshortit të saj, kishte frikë se mos 14 vjeçarja mund të bënte ndonjë akt vetëflijimi.
Babai i 14-vjeçares: Ata thanë: “14-vjeçare”, është rrëmbyer 13 vjeçe vajza më 15 mars 2023. Është e datëlindjes 28 shkurt 2010.
Odeta Dume: Po si u rrëmbye?
Babai i 14-vjeçares: E di ai që e rrëmbeu se si e rrëmbeu. I kam thënë disa herë: “Ma lejo vajzën”, “e di unë” ka thënë”. Nuk kam bërë hyrje që të shkoj si mik sepse nuk kam dashur vajza ime 13-vjeçare të përfundonte atje ku përfundoi. Atij i kanë ulur një vit ndërsa vajzës time ia kanë rritur një vit. Vajza ime ka qenë fiks 13 vjeçe e 2-javëshe, kurse ai ka qenë 35 vjeç.
Odeta Dume: Me vajzën nuk të lanë të flisje farë që në momentin kur iku?
Babai i 14-vjeçares: Jo, jo me vajzën kam folur unë, edhe tek shtëpia ka ardhur. Edhe në shtëpi e kam pranuar. E kam bërë nga e keqja e vajzës se më ka thënë: “Do vetëflijohem”. Unë kam hallin e vajzës. I kam pranuar nga e keqja, se nuk më hapte rrugë asnjëri. Duhet ta marrin institucionet për bazë se unë nuk isha i zoti ta mbaja vajzën dhe të vetëflijohej. Prandaj nuk e merrja, se as nuk më vinte. Por edhe po ta merrja me forcë kisha hall se mos bënte ndonjë xhest .
Odeta Dume: Nëna e djalit tha që: “Ne bëmë dasëm, i ftuam por ata…”
Babai i 14-vjeçares: Nuk më ka ftuar, unë e kam marrë vesh nga tezja e vajzës nga Greqia. Merrte vajza, se me mua nuk komunikonte por komunikonte me tezen dhe i thoshte: “Teze do vish në dasëm ti? Se unë kam dasëm më 27 gusht”. Nga ata nuk di asnjë lloj njoftimi unë. I kam thënë: “Si të bëjë dasëm vajza pa dijeninë time, e ka rritur mami dhe babai vajzën”. Po kur thanë që: “Nuk e dinim se ishte 14 vjeçe por e dinim 17 vjeçe?” Po mirë djalit i ka hapur pasaportën ditën që kam gjetur vajzën unë, se nuk ma ka gjetur policia, e kam gjetur vetë. I kam thënë: “Hajde këtu! E ke parë çfarë moshe ka se e ka pasaportën në xhep.” Djali u tremb se unë i kam thënë: “Çfarë t’i bëj fëmijës tim por ty do të të bëja vetëgjyqësi sot”. Po çfarë t’i bëj fëmijës tim që thotë: “Po e preke me dorë atë unë do të vetëflijohem”. Asaj iu rujta. Prindërit e tij erdhën nga Greqia edhe nuk më njoftuan mua që djali jonë ka marrë një vajzë. Nuk morën as në telefon, asgjë prej gjëje. Edhe 10 muaj babai pa më marrë njëherë në telefon mua si prind, që vajza ime ka qënë në gjendje agonie, shkonte në spital. Dhe ato dy prindër nuk më merrnin anjëherë në telefon.