Babai i të burgosurit që vdiq në burg: Vrasje e qëllimshme
Familjarët e Flamur Sulës, i cili humbi jetën nga flakët që përfshinë në burgun e Shën Kollit të shtunën e kaluar kërkojnë zbardhjen e ngjarjes, të cilën ata e cilësojnë si “vrasje të qëllimshme”.
Kështu, babai Nuredin Sula thotë se djali i tij 32 vjeç është vrarë qëllimisht nga persona të caktuar dhe hedh poshtë aludimet se djali i tij ka pasur probleme psikologjike.
“Djalin ma morën të gjallë dhe ma sollën të vdekur. Djali im nuk ka patur probleme psikologjike siç është thënë. Eshtë vrarë qëllimisht”, ka thënë ai.
Edhe vëllai i viktimës, Agron Sula apeloi për hedhjen dritë mbi ngjarjen e rëndë, në të kundërt thotë se çështjen do ta ndjekë deri në Gjykatën e Strasburgut.
Flamur Sula ishte dënuar me 10 vjet burg për tentativë vrasje. Ai humbi jetën gjatë zjarrit që përfshiu qelinë ku ai ndodhej.
Sipas hetimeve paraprake, ka rezultuar se ka qenë vetë 32 vjeçari që i ka vënë flakën qelive me qëllim vetëvrasjen.
KOHA JONË SONDAZH

