“Babai” i Visar Morinës fiton edicionin e XIII-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit

Eshte zhvilluar të enjten në mbrëmje deri në orët e vona në ambientet e Kinemasë Millenium, ceremonia e ndarjes së 23 çmimeve sipas kategorive të edicionit të XIII-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë, TIFF 2015.

Pas fjalës përshëndetëse, hapse të mbrëmjes dhe mbyllëse të festivalit nga drejtori i tij Agron Domi i cili falenderoi për mbështetjen dhe realiziminin Bashkinë Tiranë, Ministrinë e Kulturës, Ambasadat greke, gerbe, izraelite etj, edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, falenderoi Agron Domin që me anën e festivalit zbukuroi Tiranën përgjatë  9 ditëve (28 tetor 5 nëntor).

Pas fjalës së kryebashkiakut, filloi menjëherë edhe ndarja e çmimeve, ku tri vendet e para u fituan përkatësisht nga filmi Grek Xania, i cili fitoi çmimin e regjisë dhe atë të skenarit, dhe triumfoi duke fituar edicionin e tretë, “Babai” nga Visar Morina dhe qe pikërisht premiera e Visar Morinës ajo që mbylli edhe mbrëmjen e fundit të filmave në konkurs gjatë orës 18:00, për t’u shpallur vetëm 5 orë më pas si Mbreti i TIFF 2015.

Swiss Digital Desktop Reklama

 “Babai” vepra me regjinë dhe skenarin e Visar Morinës ka fituar gjithashtu edhe  4 çmime në festivalin e madh Filmfest Munchen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe në  ngjarjen më të rëndësishme të filmit në Europën Qendrore dhe Lindore, në Karlovy Vary , ky film fitoi çmimin për regjinë më të mirë si dhe çmimin Europa Cinemas Label që ndahet nga Europa Cinemas Network.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?