Babai plagos me thikë vajzën dhe një person tjetër në Durrës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen 12 në Durrës, ku babai ka plagosur vajzën e tij dhe një person tjetër në rrugë.
Mësohet se autori e ka goditur vajzën me armë të ftohtë të tipit thikë.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 26.01.2026, rreth orës 10:03, shtetasi M. N., 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta, ka plagosur në rrugë me mjet prerës (thikë) vajzën e tij, shtetasen Xh. N., 24 vjeçe, banuese në lagjen nr. 12, Durrës.
I plagosur ka mbetur edhe shtetasi O. M., kalimtar i rastit, i cili ka ndërhyrë në momentin që babai ka plagosur vajzën me mjet prerës (thikë).
Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e 56-vjeçarit.
KOHA JONË SONDAZH

