Babai tenton të ndalojë djalin të vetëvritet, bien të dy nga ballkoni

Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin ditën e sotme. Një 33-vjeçar në kushtet e depresionit ka tentuar të hidhet nga ballkoni i katit të tretë të një pallati rreth orës 03:00.

Veprimi është pikasur nga babai i tij që ka vrapuar menjëherë drejt djalit për ta ndaluar. Por gjatë përpjekjes për të shpëtuar të riun, të dy së bashku kanë rënë nga ballkoni.

Babë e bir kanë përfunduar në tarracën e katit të parë ku fatmirësisht kanë mundur të mbijetojnë pavarësisht lëndimeve të shumta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?